Lidhje

Policia greke godet një tjetër grup narkotikësh


Policia greke goditi një grup kriminal që akuzohet për trafik narkotikësh nga Shqipëria duke bllokuar rreth 170 kilogramë marijuanë, armë dhe municione dhe një sasi të vogël kokaine. Sipas policisë greke, operacioni u zhvillua në 6 zona ne kryeqytetin grek Athinë.

Sipas burimeve policore greke gjashtë shqiptarë u arrestuan dhe në kërkim janë shpallur tre shtetas të tjerë. Poilcia greke thotë se organizata e ndarë në dy grupe drejtohej nga shqiptarë dhe është përgjegjëse për trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria. Nderkaq policia shqiptare po vazhdon operacionet ndaj kultivuesve ne disa zona ne jug ku deri tani jane shkaterruar rreth 40 mije bime narkotike marijuane.

XS
SM
MD
LG