Lidhje

Qeveria greke me koalicionin e dy partive bëri betimin


Kryeministri Antonis Samaras tha sot se shmangia e masave të ashpëra ekonomike për vendin do të jetë përparësia kryesore e kabinetit të tij të ri

Kryeministri grek Antonis Samaras tha sot se shmangia e masave të ashpëra ekonomike për vendin do të jetë përparësia kryesore e kabinetit të tij të ri.

Qeveria greke me koalicionin e dy partive bëri sot betimin. Zoti Samaras i tha ministrave të tij se nuk ka kohë për të humbur, për fillimin e reformës kushtetuese dhe se duhet vepruar me shpjetësi, për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, masat kundër papunësisë, sjelljen e investitorëve të rinj në vend, ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë dekadave të mëparshme me Greqinë, tha ai.

Zoti Samaras e krijoi kabinetin e tij të ri dje, pasi partia më e vogël koalicionit u largua nga qeveria, për shkak të çështjes së mbylljes së televizionti shtetëror. Tani Partia konservatore e zotit Samaras ka vetëm një shumicë të vogël në Parlament.

Zoti Samaras emëroi zëvendëskryeministër dhe minstër të jashtëm Evangjelos Venizellosin. Ministri i Finanacave Janis Strunaras mbeti në post, duke qenë njëkohësisjt edhe negociatori kryesor i Greqisë në negociata me huadhënësit ndërkombëtarë.

Ligjvënësi konservator Kiriakos Micotaqis, një nga mbështetësit kryesorë të reformave, u emërua minister i reformave administrative.

Kryeministri Samaras ka thënë se ndryshimet e kabinetit nuk do të ndikonin tek paketa e ndihmave ndërkombëtare për Greqinë.
XS
SM
MD
LG