Lidhje

Refugjatët në Greqi protestojë për kushtet


Ministri grek i imigracionit Yannis Mouzalas u gjend sot përballë një turme emigrantësh të zemëruar në hyrjen e një kampi refugjatësh në jug të Athinës. Refugjatët u përpoqën të bllokonin e hyrjen e ministrit në kampin Hellenikon, që është ngritur në pistën e një aeroport që nuk përdoret më.

Refugjatët janë strehuar tek kapanonët e ndërtuar me rastin e Lojërave Olimpike të Athinës të vitit 2004. Protesta e sotme u organizua kundër kushteve të këqia të jetesës në kamp.

Ministri Mouzalas u tha imigrantëve se kushtet atje ishin të përshtatshme, duke i akuzuar ata për organizimin e një protestë fallso. Greqia thotë se atje janë strehuar më tepër se 60 mijë refugjatë dhe imigrantë, të cilët janë bllokuar në Greqi pas mbylljes së kufijve të vendeve europiane vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG