Lidhje

7 rekrutë me origjinë shqiptare në ushtrinë greke hetohen për shkelje


Prokuroria ushtarake e Janinës po heton 7 rekrutë në ushtrinë greke me origjinë shqiptare të cilët publikuan një foto në rrjetet sociale duke formuar me duar shqiponjën dykrenare që është symbol i flamurit shqiptar.

Burime zyrtare greke thanë se shtatë rekrutët që po stërviteshin në një bazë të Mesologjit po hetohen për kundravajtje dhe shkelje të rregulloreve të ushtrisë që dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke ushtarët me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi greke janë identifkuar dhe më 2 shkurt pritet të bënin betimin.

Burimet greke kanë pohuar se ende ndaj rekrutëve nuk është vendosur nëse do të ketë ndjekje penale dhe për këtë do të hetojë një strukturë juridike e ushtrisë greke. Por zyrtarët grekë të ushtrisë kanë pohuar se rekrutët nuk do të lihen në të njëjtën njësi dhe do të transferohen të ndarë nga njëri - tjetri.

Foto e shtatë të rinjve me uniformën e ushtrisë greke u përhap të shtunën përmes Facebook në rrjetet sociale në Shqipëri duke ngjallur dhjetëra komente. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare disa qindra të rinj shqiptarë që kanë emigruar me familje 20 vitet e fundit në Greqi dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke kryejnë në ushtrine greke shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG