Lidhje

Greqia nuk do të paguajë këstin e qershorit


Greqia nuk do të jetë në gjendje të paguajë këstin e borxhit për qershorin. Këtë njoftim e bëri ministri i brendshëm i Greqisë, Nikos Voutsis në një intervistë sot për televizionin grek, ku tha: “Kësti nuk do të paguhet, paratë nuk janë të disponueshme për ta paguar”.

Njoftimi i tij pason komentet e Kryeministrit Alexis Tsipras dje, i cili tha se Greqia ishte e gatshme për të pranuar një marrëveshje më optimale dhe afat-gjatë me huadhënësit, por jo me terma “poshtëruese”, siç i quajti ai.

Katër muajt e parë të partisë Syriza në pushtet janë dominuar nga negociata me kreditorët e Greqisë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG