Lidhje

Papunësia shënon shifër rekord në Greqi


Agjencia e statistikave e Greqisë thotë se papunësia në vend arriti një rekord të ri në janar, në 27,2 për qind, një rritje kjo nga dhjetori, kur papunësia ishte në nivelin 25,7 për qind, ndërkohë që një vit më parë kjo shifër ishte 21,5 për qind.

Të dhënat e publikuara sot tregojnë se të rinjtë janë më të prekurit nga papunësia, sidomos grupmoshat 15-24 vjeç, papunësia mes të cilëve në janar ishte 59,3 për qind. Greqia po përjeton për të gjashtin vit me radhë një recesion të vështirë dhe është duke u mbështetur së tepërmi tek ndihmat ndërkombëtare.

Në këmbim të paketës së shpëtimit, Athinës i është dashur të zbatojë shkurtime të mëdha buxhetore dhe të rrisë së tepërmi taksat, masa që kanë qenë një goditje për ekonominë greke dhe kanë shkaktuar demonstrata masive.
XS
SM
MD
LG