Lidhje

Greqia pranë objektivit për të bindur huadhënësit të eliminojnë gjysmën e borxhit


Greqia i është afruar objektivit për të bindur huadhënësit privatë të vendit të eliminojnë 142 miliard dollarë nga borxhi që u ka atyre, por ende nuk e ka realizuar këtë synim, afati i të cilit përfundon nesër.

Qeveria greke thotë se ka nevojë që bankat, fondet e pensioneve dhe institucionet e tjera financiare, të cilët mbajnë së paku dy të tretat e borxhit privat të vendit, të bien dakord për një shkurtim të tillë. Por, deri tani është mbuluar vetëm 46 për qind e borxhit.

Shkurtimi i borxhit është pjesë e përpjekjeve të Greqisë për të siguruar një paketë të re shpëtimi prej 172 miliard dollarësh dhe për të shmangur mospagimin e detyrimeve të veta financiare.

Pesë fonde të vogla greke pensionesh që mbajnë rreth një për qind të obligacioneve e kanë kundërshtuar marrëveshjen, po kështu edhe disa fonde investimesh si dhe gazeta më e shitur gjermane, Bild. Greqia thotë se nëse arrin pragun prej dy të tretash për pakësimin e borxhit, ajo mund të përpiqet t’ua imponojë marrëveshjen kreditorëve të tjerë.

XS
SM
MD
LG