Në vendkalimet kufitare të Greqisë me Shqipërinë një grevë e doganierëve greke ka paralizuar prej mëngjesit të ditës së sotme lëvizjen e mjeteve. Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës tha sot se në Pikën e Kakavijës, më e madhja që lidh të dy vendet, janë lejuar të kalojnë vetën këmbësorët. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës Gentian Mullai tha se janë shmangur radhët e qytetarëve shqiptarë me automjete përmes një paralajmërimi për bllokimin e doganës të bërë një ditë më parë. Megjithatë në pikat e tjera kufitare si atë Pala greke ka lejuar që qytetarët shqiptarë ,por edhe turistët e huaj, të kryejnë si këmbësorë praktikat kufitare. Greva e doganierëve greke sipas burimeve zyrtare pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në shenjë kundërshtimi ndaj reformave financiare të ndërmarra nga qeveria greke. Greva sjell probleme në lëvizjen e qytetarëve shqiptarë e cila këtë sezon është e lartë prej rikthimit në Greqi të emigrantëve që kaluan sezonin turistik në Shqipëri. Të dhënat nga pikat kufitare flasin se numri i emigrantëve të kthyer këtë vit ishte më i lartë se cdo vit tjetër dhe rikthimi i tyre në greqi është një proces që zgjat për disa javë. Por Greva e doganierëve grekë sjell probleme edhe në qarkullimin tregëtar mes të dy vendeve. Si pasojë e bllokimit të kufirit dogana shqiptare humbet disa dhjetëra mijë dollarë në ditë nga mosvjelja e taksave doganore. Po kështu bizneset ,sidomos prodhuese, thanë se e kishin vështirë të anulojnë porositë e mallrave prej njoftimit të menjehershëm të grevës. Pala greke ka njoftuar ndërkaq se kufiri mbetet i hapur për raste e emergjencave shëndetësore. |
Greva e doganierëve grekë paralizon lëvizjen e automjeteve
- Raimond Kola
- Gjirokastër
