Lidhje

Dyshime mbi pretendimin e notarëve amerikanë se ishin grabitur në Brazil


Policia braziliane thotë se 4 notarët amerikanë në Lojrat e Rios e kishin sajuar historinë se ishin grabitur nga persona të armatosur, ndërsa në të vërtetë kishin shkaktuar një oincident dhe dëme në një pike karburanti në Rio.

Notarët amerianë Ryan Lochte, James Feigen, Jack Conger dhe Gunner Bentz, duke u kthyer në fshatin olimpik pas mesnate, kishin ndaluar rrugës në një pikë karburanti dhe aty kishin thyer derën e banjos pasi e kishn gjetur të mbyllur dhe më pas ishin zënë me rojet të cilët u kishin kërkuar të paguanin për dëmin.

Dy nga notarët, Gunnar Bentz dhe Jack Conger u ndaluan dje nga autoritetet braziliane që të ktheheshin në Amerikë. Ata u nxorrën nga avioni para nisjes së tij dhe u dërguan në policinë e aeroportit. Më pas ata u liruan, me kusht që të bashkëpunojnë me autoritetet që po hetojnë për këtë rast. Atyre u janë marrë pasaportat që të mos largohen nga Brazili deri sa autoritetret t’i marrin sërish në pyetje në kuadër të hetimeve.

Lochte ndërkohë ishte kthyer në Amerikë më parë.

Katër notarët amerikanë kishin thënë se ishin grabitur të djelën në mbrëmje nga disa persona të armatosur që ishin veshur si policë ndërsa po ktheheshin në fashtin olimpik.

XS
SM
MD
LG