Lidhje

Gruevski në Bullgari për bisedime me Oresharskin


Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski me një pjesë të kabinetit shkoi sot në Bullgari për bisedime me kryeministrin Plamen Oresharski por u prit nga aktivistë të partisë bullgre VMRO me parullat nacionaliste “Maqedonia është Bullgari”.

Ministrat shqiptarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk ishin pjesë e seancës së përbashkët qeveritare në Kystendil të Bullgarisë. Takimet mes zyrtarëve të lartë qeveritarë të dy vendeve fqinje kanë qenë të rralla.

​Vitet e fundit, politika bullgare ka reaguar ndaj asaj që ajo e quan "përvetësim të historisë dhe personaliteteve bullgare nga ana e Maqedonisë." Kryeminstri Oresharski ka thënë se vendi i tij këmbëngul që të nënshkruhet një marrëveshje e fqinjësis së mirë, dhe ka theksuar nevojën e debateve të gjera për historinë dhe heronjtë e së kaluarës.

Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski është shprehur se dy popujt dhe shtetet e tyre duhet të bashkëpunojnë në fushën ekonomike dhe politike.
XS
SM
MD
LG