Lidhje

Ekipi koreanoverior përgatitet për Olimpiket


Në Korenë e Jugut sot mbërriti grupi i fundit i atletëve nga Koreja e Veriut, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që fillojnë javën e ardhshme në Pjong Çang.

10 sportistët koreanoveriorë u çuan menjëherë në fshatin olimpik në qytetin Gangnjung. Ata ju bashkuan atje 12 lojtareve të hokeit që mbërritën javën e kaluar, për t’u stërvitur krahas me homologet e tyre koeranojugore, si pjesë e një ekipi të përbashkët korean.

Mbërritja sot e ekipit koreanoverior përkoi me ngritjen e flamurit të tyre kombëtar në Stadiumin Olimpik në Pjong Çang dhe në objektet e fshatit olimpik.

Në Korenë e Jugut, ka qenë e ndaluar ngritja e flamurit kombëtar të Koresë së Veriut, bazuar mbi ligjin për sigurinë kombëtare të vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG