Lidhje

SHBA: hakerët rusë mund të kenë penetruar në regjistrat e votuesve


Zyrtarët amerikan dyshojnë se Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike në sistemet kompjuterike të regjistrave të votuesve në shtetet Illionoi dhe Arizona, duke i detyruar zyrtarët e këtyre shteteve që të mbyllin për disa ditë këto sisteme të dhënash.

Sulmet më të rënda ndodhën në Illinoi ku hakerët arritën të futen tek të dhënat përsonale të më shumë se 200 mijë votuesve, përfshi të dhënat e sigurimeve shoqërore dhe patentës së shoferit.

Sulmet bënë që Byroja Federale e Hetimeve, FBI, të paralajmërojë zyrtarët e shteteve amerikane për të përmirësuar sistemet kompjuterike të sigurisë. James Andrew Lewis me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha përmes Skype se sulmet e fundit janë provë e mëtejshme se qeveri të huaja, si Rusia dhe Kina, po shtojnë përpjekjet e tyre për të ndërhyrë në sistemin zgjedhor amerikan para votimeve të nëntorit për Shtëpinë e Bardhë:

“Kemi parë hakerët të sulmojnë për të nxjerrë informata mbi planet e fushatës, hulumtime ndaj kundërshtarit dhe të dhënat e donatorëve. Ajo që nuk kemi parë më parë janë përpjekjet për të influencuar zgjedhjet përmes nxjerrjes së informacioneve dhe në të vërtetë kjo tejkalon gjithçka. Penetrimi i hakerëve për spiunazh ndodh çdo javë. Por penetrimi i hakerëve për qëllime politike apo shtreguese, ky është një rrezik i ri.”

Sulmet kibernetike në Illinoi dhe Arizona vijnë pas penetrimit të sistemit kompjuterik të Komitetit Kombëtar Demokrat që çoi në publikimin e emailave që detyruan Debbie Wasserman Schultz të jepte dorëheqjen nga posti i kryetares së komitetit. Zyrtarët dolën në përfundimin se sulmi kibernetik ndaj Komitetit Kombëtar Demokrat mund të ishte kryer nga njerëz të lidhur me qeverinë ruse. Moska i mohon akuzat.

XS
SM
MD
LG