Lidhje

Holandë, akuza për retorikë anti-myslimane


Një gjykatë në Holandë vendosi të pranojë akuzat e prokurorisë ndaj politikanit të krahut te djathtë Geert Wilders lidhur me retorikën e tij anti-myslimane.

Avokatët e tij i kishin kërkuar trupit gjykues t’i hidhte poshtë akuzat, duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht, që synonin të dëmtonin imazhin e tij në zgjedhjet e prishtme të Marsit.

Por gjykata në Hagë, i hodhi poshtë pretendimet e zotit Wilders, duke arsyetuar se gjykimi nuk do të “ndikojë mbi liritë e tij politike apo të partisë së tij”.

Akuzat ndaj zotit Wilders bazohen në komentet e bëra në vitin 2014 gjatë një takimi zgjedhor në Hagë. Politikani iu drejtua pëkrahësve të tij duke i pyetur në se donin që në Holandë të hynin më shumë apo më pak emigrantë marokenë. Dhe ndërsa turma thërriste në kor, më pak, më pak, zoti Wilders u angazhua publikisht se do ta bënte të mundur këtë gjë.

Avokatët thanë se fjalët e tij ishin pjesë e platformës politike dhe se ngritja e akuzës mund të ndikojë negativisht për lirinë e debatit politik në vend. Gjyqi ndaj politikanit është parashikuar të nisë në 31 Tetor.

XS
SM
MD
LG