Lidhje

Haiti 3 vjet pas tërmetit shkatërrimtar


Megjithëse ndihma e huaj për Haitin arriti vlerën e disa miliarda dollarëve, haitianët ende nuk e kanë marrë veten plotësisht

Sot mbushen tre vjet nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 ballë që goditi Haitin dhe ku u vranë qindra mijëra njerëz. Më tepër se një milionë persona mbetën pa shtëpi.

Në kryeqytetin Port-au-Prince, vazhdojnë të jenë rrënojat e pallatit presidencial dhe disa haitianë që i mbijetuan tërmetit mendojnë se jeta e tyre vazhdon të jetë e rrënuar.

Megjithëse ndihma e huaj për Haitin arriti vlerën e disa miliarda dollarëve, haitianët ende nuk e kanë marrë veten plotësisht nga tërmeti, si dhe nga dy fatkeqësi të treja që i goditën vitin e kaluar, Stuhia Tropikale Isak dhe Cikloni Sandy.

Qeveria haitiane thotë se nxjerrja e njerëzve nga tendat nëpër banesa të përhershme mbetet synimi i saj.
XS
SM
MD
LG