Lidhje

Fillojnë festimet e Bajramit në botë


Në fund të pelegrinazhit vjetor të haxhillëkut, mijëra myslimanë kryen ritualin e "hedhjes së gurëve ndaj djallit" në mënyrë simbolike, duke shënuar fillimin e festimeve për Bajramin, ose festën e sacrificës.

Pelegrinët hodhën gurë në tre mure që quhen Xhamarat në qytetin e Minas në lindje të Mekës. Ky konsiderohet një prej riteve kryesore të haxhillëkut.

Gjatë haxhillëkut, myslimanët e përkushtuar kryejnë një varg ritesh fetare, përfshirë ecjen shtatë herë në drejtimin e kundërt të akrepave të orës rreth Qabesë, strukturës në formë kubike në qendër të xhamisë së madhe të Mekës, që myslimanët besojnë se është vendi ku profeti Abraham ndërtoi tempullin e tij të parë të Perëndisë.

Pelegrinazhi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe të gjithë myslimanët pritet ta kryejnë Haxhillëkun, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Arabia Saudite bëri të ditur se më shumë se 2.3 milionë myslimanë nga e gjithë bota morën pjesë për haxhillëk në Mekë, që zgjati pesë ditë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG