Rrjetat e kobshme me merimangat gjigante të zeza stolisën Shtëpinë e Bardhë dje për festën vjetore të Halloweenit.
Veshur në portokalli dhe të zeza, Presidenti Barak Obama dhe zonja e parë Michelle Obama kaluan një orë duke shpërndarë karamele për mijëra fëmijë nga familjet ushtarake dhe shkollat fillore të Uashingtonit ndërsa në sfond luhej ndonjëherë muzikë trishtuese e ndonjëherë argëtuese.
Mijëra paketa me karamele, fruta të thata dhe biskota nga Shtëpia e Bardhë u dhanë për fëmijët ndërsa ata shëtitën nëpër Lëndinën jugore, kaluan skeletët, xhonglerët dhe një gjigand.
Fëmijët dhe prindërit e tyre u bashkuan me personelin e Shtëpisë së Bardhë veshur si lojtarë të futbollit, vampira dhe princesha.