Lidhje

Hartës së re të Google-it i shtohet qyteti Lodz në Poloni


Hartës së re të Google-it i shtohet qyteti Lodz në Poloni
Hartës së re të Google-it i shtohet qyteti Lodz në Poloni

Kompania amerikane e internetit Google i ka shtuar edhe një qytet tjetër listës së gjatë të hartave nga vende të ndryshme të botës. Kjo listë përfshin 27 vende të botës nga 7 kontinente. Hartës së re të Google-it, iu shtua qyteti Lodz-it në Poloni. Ky qytet turistik, i njohur për traditat kulturore, fitoi në një konkurs të organizuar në Poloni për qytetin e vendit që do t’i shtohej i pari hartave elektronike të prodhuara nga Google. Një kamera që rrotullohet 360 gradë, e vendosur në rrugën kryesore të qytetit, do të paraqesë fillimisht shëtitoren e famshme, piktoreske të qytetit, Piotr-kovska, një nga rrugët më gjata komerciale të Evropës. Kamera e sofistikuar e ndërtuar nga inxhinerët e kompanisë Google, merr 18 fotograrfi në sekondë dhe mijëra imazhet e marra do të krijojnë harta panoramike dhe interaktive të rrugëve të qytetit. Gjigandi amerikan Google po fillon të përfshijë hartat e Polonisë në sistemin e vet të hartave, para fillimit të kampionateve të futbollit evropian të vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Poloni.

XS
SM
MD
LG