Lidhje

Republikanët, projekt-ligj për kujdesin shëndetësor


FILE - Laura Hayes, with microphone, of Fort Wayne, Indiana, tells fellow protesters how the Affordable Care Act helped her with health costs, during a protest in front of the Supreme Court in Washington, March 4, 2015.
FILE - Laura Hayes, with microphone, of Fort Wayne, Indiana, tells fellow protesters how the Affordable Care Act helped her with health costs, during a protest in front of the Supreme Court in Washington, March 4, 2015.

Pas një sesioni maratonë me debate e kompromise, republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë dalë me një variant të ri për ligjin e kujdesit shëndetësor. Plani i ri, në vend të subvencioneve që ofrohen aktualisht nga plani në fuqi, parashikon shkurtime taksash për ata që blejnë sigurime shëndetësore, si dhe një eliminim të ndëshkimeve për ata që nuk blejnë siguracione. Po ashtu propozimi pezullon zgjerimin e programit Medicaid që ofron mbulim për shtresën më të varfër. Por propozimi ka kundërshtarë të shumtë, ndër ta edhe spitale, grupe mjekësh dhe aktivistësh që përfaqësojnë interesat e pacientëve.

Propozimi u miratua pas një debati prej afro 20 orësh dhe përmbush një premtim të vjetër të republikanëve për të eliminuar ndëshkimet që parashikonte ligji i miratuar nga administrata e mëparshme për ata amerikanë që nuk paguanin sigurime shëndetësore. Porpozimi i miratuar në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Buxhetin është fitore për republikanët që prej shtatë vjetësh ishin betuar ta luftonin ligjin e Presidentit Obama.

Një tjetër element i ligjit të mëparshëm ishte zgjerimi i programit Medicaid, që mbështet me sigurime shtresën më të varfër amerikane. Tani propozimi i ri e ndalon zgjerimin e programit.

Shumë republikanë kanë mëdyshje për propozimin e ri, në disa raste si rezultat i rezistencës nga një pjesë e elektoratit që është e interesuar të ruajë sigurimet që ofronte ligji i Presidentit Obama.

Por presidenti Trump është optimist dhe u ba bërë thirrje republikanëve ta miratojnë projekt-ligjin:

“Është proces i komplikuar, por është në fakt shumë i thjeshtë. Ideja është për një program shëndetësor cilësor,” tha presidenti.

Demokratët i kundërshtojnë me forcë ndryshimet në ligjin e Presidentit Obama, të cilat i shohin si favorizime në taksa për më të pasurit dhe reduktime në kujdesin shëndetësor që u ofrohet të varfërve:

“Sot republikanët kanë propozuar një plan për mbijetesën e më të fortit; një kujdes shëndetësor të shkëlqyer për të pasurit dhe të shëndetshmit. Ndërsa amerikanët e tjerë do të paguajnë më shumë për të marrë shërbim më të dobët,” tha ligjvënësi demokrat Mike Doyle.

Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i akuzoi republikanët se po përpiqen ta shpejtojnë procesin për të fshehur faktet:

“Çfarë po përpiqen të fshehin republikanët? Numrin e atyre që do të mbeten pa sigurime? Sa do jenë: 5 milionë, 15 apo 20 milionë?”

Disa spitale si dhe grupe mjekësh e kanë kritikuar propozimin republikan, duke thënë se do të rrisë koston për kujdesin shëndetësor dhe do të detyrojë pacientët të mos blejnë sigurime shëndeti.

XS
SM
MD
LG