Lidhje

Vdes Helmut Kohl, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë


Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë, vdiq në moshën 87 vjeçare.

Ai gërshetoi misionin e bashkimit të Evropës me një instinkt të hollë për historinë, pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989. Më pak se një vit më pas, ai drejtoi procesin e ribashkimit.

Zoti Kohl, i cili ishte drejtues i Kristian-Demokratëve të Qendrës së Djathtë, ishte kancelari që shërbeu më gjatë në detyrë nga viti 1982 në vitin 1998.

Ai ishte forca qëndrore në prezantimin e një monedhe të përbashkët evropiane, duke bindur gjermanët skeptikë që të hiqnin dorë nga Marka.

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton e kishte përshkruar zotin Kohl si ``burrin më të madh të shtetit të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Pasi u rrëzua në vitin 2008, zoti Kohl kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG