Lidhje

Fushata e H. Clintonit me energji të re


Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton, pati të ftuar për të folur në fushatën e saj në Ajova, bashkëshortin e saj, ish-presidentin amerikan Bill Klinton si dhe yllin e muzikës pop, Katy Perry, me synimin për t’i dhënë energji fushatës së saj. Zonja Clinton shkoi në Ajova pas një seance të gjatë me pyetje-përgjigje në Kongres, lidhur me përgjegjësinë e saj si sekretare shteti ndaj sulmit vdekjeprurës në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë. Fushata e saj presidenciale duket se është fuqizuar nga seanca, ku vëzhguesit thonë se ajo përballoi me sukses pyetjet e republikanëve, që kishin si qëllim dëmtimin e saj:

Hillary Clinton bëri thirrje për mbështetje në një tubim në Ajova, disa muaj para organizimit të zgjedhjeve paraprake atje:

"A do të votoni për mua më 1 shkurt? Dhe pastaj ne do të fillojmë punën për t’u siguruar që Ajova të votojë për demokratët në nëntor të vitit 2016".

Zonja Clinton shkoi në Ajova pas një seance të gjatë me pyetje-përgjigje në Kongres, mbi veprimet e saj lidhur me sulmin vdekjeprurës në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë. Fushata e saj duket se ka marrë një shtytje nga seanca, ku disa vëzhgues thonë se qëllimi kryesor i republikanëve ishte dëmtimi i fushatës së saj presidenciale.

Bill Clinton, ish-president i SHBA:

"Jam i lodhur nga kufizimi i grave vetëm në rolin e bashkëshortes presidenciale. Unë dua që ju të më ndihmoni me këtë çështje. Ne po qeshim por kjo është një çështje serioze. Unë do të doja që Amerika të jetë e fokusuar në të ardhmen, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Por kjo varet nga serioziteti me të cilin e trajtojmë këtë, duhet të fuqizohemi, ta marrim politikën me seriozitet, të ndalim përpjekjet për shtypjen e njëri-tjetrit, dhe të fillojmë ngjitjen e të gjithëve".

Katy Perry, këngëtare e muzikës pop:

"Unë e mbështes dhe marshoj me Hillarin. Unë besoj në të ardhmen e saj, në vizionin e saj. Unë besoj në politikat e saj. Besoj tek të drejtat e barabarta për burrat dhe gratë, për paga të barabarta."

Hillary Clinton aktualisht është duke e ndarë mbështetjen në anketa me senatorin Bernie Sanders, rivali i saj më i afërt.

Fushata e kandidatit të tretë demokrat në garë, ish guvernatorit të Merilendit Martin O'Malley duket se po ndeshet me vështirësi në tërheqjen e mbështetësve.

XS
SM
MD
LG