Lidhje

Hillary Clinton dhe euforia parazgjedhore


Hillary Clinton speaks during a book signing of her new book "Hard Choices" in New York June 10, 2014.
Hillary Clinton speaks during a book signing of her new book "Hard Choices" in New York June 10, 2014.
Në turneun për promovimin e librit të saj, Hillary Clinton po tërheq turma të shumta të simpatizantëve demokratë, të cilët po e nxisin atë të garojë për shtëpinë e bardhë. Zonja Clinton thotë se ajo do të vendosë në fillim të vitit të ardhshëm.

Libri i fundit i Clinton-it shtjellon marrëdhëniet e jashtme të SHBA-s gjatë mandit të saj si sekretare e shtetit. Mirëpo gjatë një fjalimi në Uashington, ishte e qartë se zonja Clinton po i kushtonte vëmendje politikave të brendshme, mes të spekulimeve se ajo do të garojë për postin presidencial në vitin 2016.

“Ne e dimë se Amerika është më e fuqishme kur mirëqenia dhe qëllimi i përbashkët ndahen gjërësisht, kur të gjithë besojnë se kanë mundësinë për të marrë pjesë plotësisht në ekonominë dhe demokracinë tonë.”

Momentalisht zonja Clinton kryeson në sondazhe për postin presidencial. John Sides, nga departamenti i shkencave politike të universitetit George Washington, thotë se ajo duket të jetë një nga kandidatet më të fuqishme gjatë dekadave të fundit.

“Ajo njihet shumë mirë nga votuesit amerikan. Besoj se është akoma herët që ajo të brengoset për imazhin e saj. Përfundimisht, garimi i Clinton-it varet nga dëshira dhe energjia e saj.”

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Hillary Clinton ndodhët në këtë pozicion. Ajo ishte favorite në rradhët e kandidatëve demokratë për postin presidencial në vitin 2008, mirëpo ajo u mposht përballë ish-senatorit Barack Obama i cili u bë presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara.

Analistja demokrate Celinda Lakes parasheh që fushata e vitit 2016 mund të bashkojë gratë votuese të cilat besojnë se sërish ka ardhur koha të ndryshojmë historinë.

“Shumica e amerikanëve thonin se ne do të kishim një president afrikano-amerikan para se të kishsim një presidente femër. Ata kishin të drejtë. Mirëpo tani njerëzit mendojnë që ka ardhur koha për një grua, dhe ka shumë që mendojnë ‘nëse jo Huillary, atëherë kush?’”

Nëse zonja Clinton do të vendosë të garojë, atëherë ajo do të marrë një qasje tjetër ndaj zgjedhjeve, pas mësimeve që nxorri nga humbja e vitit 2008.

“Mendoj se një nga gjërat që ajo ka mësuar, është që të mos jetë e pavëmendshme gjatë zgjedhjeve të hershme partiake. Fitorja e Barak Obamës në zgjedhjet e paraprake që u mbajtën në Iowa, e dëmtoi rëndë Hillary-n dhe i dha Obamës vrullin e nevojshëm për të shkuar deri në fund.”

Votuesit nuk ju kanë qëndruar gjithmonë besnikë kandidatëve që kanë kryesuar në sondazhet fillestare. Në vitin 1972, senatori Edmund Muskie nga shteti Maine ishte kandidati favorit për të fituar emërimin për postin presidencial nga rradhët e demokratëve. Mirëpo ai humbi nga ndaj senatorit George McGovern nga Dakota e Jugut.

Zoti McGovern humbi zgjedhjet presidenciale kur doli përballë kandidatit republikan Richard Nixon. Mirëpo elemente të fushatës së tij janë imituar nga kandidatë të tjerë të suksesshem demokratë duke përfshirë Jimmy Carter ne vitin 1976, Bill Clinton në vitin 1992, dhe Barack Obama në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG