Lidhje

Parku Përkujtimor për Paqen në Hiroshimë


Parku Përkujtimor për Paqen në Hiroshimë

Parku Përkujtimor: Një nga objektet më të dukshme në qytet. Ky park përfshin një sipërfaqe prej mbi 120 mijë metrash katrore. Para bombës atomike, në zonën e parkut ndodhej qendra politike dhe tregtare e qytetit, prandaj edhe vendi u zgjodh si objektiv për bombën.

Kupola e Bombës: Një ndër strukturat e pakta që kanë mbetur nga koha para bombës. Rrënojat e Sallës Industriale janë ruajtur ashtu siç mbetën pas goditjes. Zona mbrohet nga UNESCO.

6 gusht 1949: Qyteti vendos që të mos e zhvillojë zonën, por të krijojë një përkujtimore për paqen, si simbol i forcës më shkatërrimtare që njeh njerëzimi, si dhe shpresës për paqen botërore. Parku ishte vepër e arkitektit Kenzo Tange, profesor në Universitetin e Tokios dhe tre kolegëve.

Bombat mbi Hiroshima dhe Nagasaki

Bombat atomike: Bomba e parë u hodh më 6 gusht 1945 mbi Hiroshimë, duke rrafshuar qytetin. Bomba e dytë u hodh mbi Nagasaki më 9 gusht 1945.

Numri i të vdekurve: Rreth 140 mijë vetë në Hiroshimë dhe 70 mijë në Nagasaki. Thuajse gjysma prej tyre vdiqën në ditën e bombës; djegiet dhe problemet nga rrezatimi vranë pjesën tjetër në javët dhe muajt në vazhdim.

Përse u zgjodhën Hiroshima dhe Nagasaki?

Qytetet e zgjedhura duhet të përmbyshnin disa kritere:

• Vlerë të lartë strategjike, ushtarake – në Hiroshimë ndodhej Komanda e Dytë e Ushtrisë, e cila komandonte forcat mbrojtëse për pjesën jugore të Japonisë. Nagasaki, dikur një ndër portet më të mëdha në jug të Japonisë, kishte një kompleks të madh industrial që prodhonte municione, anije dhe pajisje ushtarake.

• Qytetet ishin thuajse të paprekura nga bombardimet e mëparshme, pra mund të shërbenin për të matur efektin e një bombe të vetme atomike.

• Kishin një zonë me dendësi të lartë ndërtimesh me rreze 1.5 km. Kjo zonë do të shërbente për të matur rrezen e veprimit të bombës. Hiroshima kishte para bombës mbi 250 mijë banorë; Nagasaki kishte rritje më të kufizuar për shkak të terrenit, duke detyruar dendësi më të lartë popullate në qendër.

A vazhdon radioaktiviteti në Hiroshima, Nagasaki? Përgjigja e shkurtër, Jo. Ndryshe nga aksidenti në Çernobil, ku një zonë prej 30 km katrore mbetet e pabanueshme dekada më pas, bombat mbi Nagasaki dhe Hiroshimë shpërthyen pa rënë në tokë. Vetëm 10% e materialit bërthamor përmbushi reaksionin.

((Burimet: Atomicarchive.com, Departamenti Amerikan i Energjisë, Parku Përkujtimor për Paqen në Hiroshimë)

XS
SM
MD
LG