Lidhje

Historia e një refugjati 7-vjeçar kurd


Hawas Masud

Në tetor të vitit 2019, forcat ushtarake turke u futën në Sirinë veriore dhe morën nën kontroll një territor të madh të pushtuar nga kurdët. Ofensiva krijoi 300 mijë refugjatë, shumë prej të cilëve u zhvendosën drejt rajoneve autonome kurde në Irak.

Ju sjellim historinë e refugjatit 7 vjeçar Hawas Mesud, dhe jetës së tij në kampin e refugjatëve në Bardarash të Irakut verior.

Hawas Mesud dhe familja e tij u larguan nga qyteti i tyre verior i Sirisë, Qamishli dhe udhëtuan rreth 250 kilometra drejt kampit të refugjatëve në Bardarash të Irakut, menjëherë pasi filluan operacionet ushtarake turke në Sirinë veriore në tetor të vitit 2019.

Ata janë mes rreth 13 mijë refugjatëve sirianë që tani jetojnë në kampin Bardarash, në veri të Irakut.

"Jeta ime këtu është më e mirë. Këtu nuk ka shpërthime. Për mua gjëja më e rëndësishme është që situata në Qamishli të përmirësohet në mënyrë që të mund të kthehemi në shtëpitë tona. Në këto çadra na kap depresioni. Në orën 8, ne zakonisht hanim mëngjes dhe shkonim në shkollë. Pastaj, ktheheshim në shtëpi dhe vizitonim gjyshërit, luanim me shokë, dhe pas drekës bënim një sy gjumë. Babai im kishte një motoçikletë, dhe pasdite udhëtonim me të drejt shtëpisë së gjyshit", thotë Hawas.

"Nëna ime punon pa pushim. Ajo lan rrobat dhe ndërron pelenat e motrës. Më vjen keq kur e shoh në këtë gjendje. Në Qamishli, nuk ishte ashtu."

Mbi 13 mijë refugjatët e vendosur në kampin Bardarash, janë vetëm një përqindje e vogël e afro 200,000 njerëzve të shpërngulur që nga tetori.

Disa prej tyre me kosto të lartë.

“Kemi paguar [një kontrabandist] 350 dollarë për udhëtimin. Morën para hua dhe shitëm televizorin, pjatalarësen dhe gjithçka tjetër për të paguar për largimin nga vendi".

"Në Qamishli, gjendja jonë financiare ishte e mirë, por këtu situata është e keqe. Kishim para, por nuk na kanë mbetur shumë. Nëna ime i kërkon babait tim të blejë ushqim për fëmijët, por babai im nuk ka para."

Gjyshi dhe gjyshja e Hawas-it ende jetojnë në Qamishli.

Me një të ardhme të paqartë, Hawas vetëm mund të shpresojë për një të nesërme më të mirë.

"Dua të bëhem mësues që t'ë mësoj fëmijët", thotë ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG