Lidhje

Holanda akuzon Rusinë për sulme kibernetike


Holanda akuzoi Rusinë për kryerje të sulmeve të shumëfishta kibernetike, përfshirë një ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Zyrtarët holandezë njoftuan të enjten se në muajin prill ata kapën katër anëtarë të shërbimit të zbulimit ushtarak rus me pajisje spiunazhi pranë selisë së kësaj organizate e më pas i dëbuan ata nga vendi.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po hetonte helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij gjatë një sulmi në Britani. Moska ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Zyrtarët holandezë thanë se nuk ishte e qartë nëse sulmi kibernetik lidhej me hetimin.

Ministria e jashtme ruse i hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar ato si "fantazi".

Britania dhe Australia kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për veprimtari keqdashëse kibernetike, duke thënë se agjentët rusë vunë në shënjestër Agjencinë Botërore Kundër Doping-ut si dhe zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG