Lidhje

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder viziton Fergusonin


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Eric Holder u takua të mërkurën me udhëheqës të komunitetit dhe banorë të qytetit Ferguson, të Missourit, si përgjigje për 11 ditë me protesta, pas vrasjes së një djali zezak, të paarmatosur, nga një oficer i policisë lokale.

Prokurori Holder i tha komunitetit të qytezës, se ka caktuar "hetuesit dhe prokurorët më me eksperiencë" të qeverisë për këtë çështje.

Ndërsa zyrtari amerikan më i lartë i zbatimit të ligjit vizitoi Fergusonin, dhjetra protestues demonstruan në mënyrë paqësore para gjykatës, ku prokurorët pritet të fillojnë të paraqesin faktet lidhur me vrasjen e të riut.

Një gjykatë e posaçme në qytetin Clayton do të shqyrtojë faktet dhe do të marrë një vendim, në se do të ngrihen akuza ndaj policit Darren Wilson, lidhur me vrasjen më 9 gusht të 18-vjeçarit Michael Brown.

Wilson është i pezulluar nga puna me pagesë, ndërsa familja Brown dhe mbështetësit e saj kërkojnë arrestimin e tij.

XS
SM
MD
LG