Lidhje

Hollandë: Çel fushatën zgjedhore Geert Wilders


Në Hollandë, Udhëheqësi i Partisë së Lirisë, Geert Wilders që është kundër myslimanëve dhe kundër Bashkimit Evropian, premtoi të shtypte “llumin maroken”, siç u shpreh ai, dhe u bëri thirrje hollandezëve që të “rimarrin” vendin e tyre, ndërsa filloi fushatën e tij zgjedhore dje.

Zoti Wilders ishte rrethuar nga policia dhe roja sigurie ndërsa ecte në një zonë industriale të larmishme etnikisht. Ai tha se krimet e të rinjve marokenë nuk po merreshin seriozisht. Politikani me ide radikale, u shpall në dhjetor fajtor se kishte nxitur diskriminim.

Wilders që jeton në fshehtësi që kur një ektremist militant vrau regjisorin hollandez Theo van Gogh në vitin 2004, ka premtuar se do ta ndalojë emigracionin e muslimanëve, do të mbyllë xhamitë dhe do ta nxjerrë Hollandën nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG