Lidhje

Martesat e homoseksualëve


Një çift homoseksual në shtetin e Kentakit mori autorizimin e martesës një ditë pasi nëpunësja e gjykatës së distriktit u burgos se kishte refuzuar të lëshonte leje për çiftet e të njëjtin seks.

James Yates dhe William Smith Jr. hynë sot në zyrën e nëpunësit të Distriktit Rowan dhe e morën autorizimin nga një zëvendës nëpunës, duke i dhënë fund një muaji bllokimi.

Nëpunësja e zyrës së distriktit, Kim Davis e kishte sfiduar urdhrin e Gjykatës së Lartë për të nënshkruar autorizime për martesë duke thënë se dhunonte besimet fetare të saj.

Një gjykatës federal urdhëroi burgosjen e saj për mosrespektim të gjykatës dhe tha se ajo mund të lirohet nëse bie dakord të lëshojë autorizime.

XS
SM
MD
LG