Demonstruesit pro-demokracisë në Hong Kong ranë dakord që të hiqnin disa nga barrikadat pranë zyrave të qeverisë në qendër të qytetit, një ditë para një afati zyrtar për të spastruar rrugët.
Kjo lëvizje vjen ndërsa disa nga protestuesit u tërhoqën nga një zonë tjetër protestash, megjithëse nuk ishte e qartë nëse ikën për t’u bashkuar me protestën kryesore apo po tërhiqeshin krejtësisht.
Dhjetra mijëra protestues, përfshirë shumë studentë po hyjnë në javën e dytë të protestave masive, të vazhdueshme, ku kërkojnë të drejtën për të votuar drejtpërdrejt për udhëheqësin e tyre në votimet e vitit 2017.