Lidhje

Hong Kong, bisedime për reforma politike


Studentët dhe zyrtarë të qeverisë në Hong Kong thonë se kanë arritur një marrëveshje për të filluar bisedimet zyrtare mbi kërkesat për reforma politike më vonë këtë javë.

Pas takimit me përfaqësuesit e studentëve të martën në mbrëmje, Nënsekretari i Punëve kushtetuese Lau Kong-wah tha se bisedimet me Sekretarin e territorit, Carrie Lam, do të fillojnë të premten.

Ai shtoi se takimi pritet të përqëndrohet në çështjet kushtetuese.

Lajmi për takimin erdhi pasi shumica e shkollave dhe bizneseve u ri-hapën në ish-koloninë britanike, ndërkohë që protestat e udhëhequra nga studentët u pakësuan në disa qindra pjesëmarrës nga dhjetëra mijëra të cilët pushtuan rrugët e qyetetit për më shumë se një javë.

Lester Shum, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Federatës së Studentëve të Hong Kongut, u tha gazetarëve se pavarësisht nga pjesëmarrja më e ulët e protestuesve të martën, ai beson se mbështetje për lëvizjen mbetet e fortë.

Të hënën, nxënësit dhe zyrtarët e qeverisë njoftuan një kornizë për bisedime formale, duke përfshirë statusin e barabartë në mes të palëve, takime të shumta dhe një angazhim të qeverisë për të zbatuar çdo marrëveshje që mund të arrihet.

XS
SM
MD
LG