Lidhje

Hong Kong, Protesta masive kundër udhëheqjes


Sot në Hong Kong u zhvillua protesta e përvitshme nga banorë dhe aktivistë që kundërshtojnë sovranitetin kinez mbi këtë qytet. Protesta u organizua në 20 vjetorin e kalimit të Hong Kongut nga qeverisja britanike nën sovranitetin e Kinës. Nën temperaturat e larta, mijëra vetë marshuan duke filluar nga qendra e qytetit. Protestuesit hidhnin parulla kundër udhëheqjes kineze dhe asaj të Hong Kongut.

Po sot udhëheqësja e re e Hong Kongut, Carrie Lam bëri betimin para Presidentit të Kinës Xi Jinping. Flamujt e Kinës dhe Hong Kongut u ngritën me rastin e inaugurimit të shefes së re ekzekutive, në ceremoninë e zhvilluar pranë Portit Victoria, ku në 1997 guvernatori britanik i dorëzoi zyrtarisht Kinës autoritetin mbi qytetin e Hong Kongut.

Zonja Lam mori detyrën sot për t’i shërbyer Kinës dhe Hong Kongut në rolin e saj si shefe ekzekutive. Ajo u zgjodh në post nga më pak se 1% e votuesve të regjistruar në Hong Kong, në një proces që u kritikua ashpër nga aktivistët si i padrejtë.

Përgatitjet për ceremoninë e sotme janë shoqëruar me masa të forta sigurie.

Britania ia riktheu Kinës Hong Kongun më 1 korrik, 1997, nën formulën “një vend, dy sisteme” që do t’u lejonte banorëve të këtij qyteti të drejta shumë më të gjera se qytetarëve të tjerë kinezë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG