Lidhje

Protestuesit në Hong Kong sfidojnë qeverinë


Dhjetra mijëra demonstrues pro-demokracisë në Hong Kong po sfidojnë kërkesat e qeverisë për t’u larguar nga rrugët në territorin kinez, ndërsa Pekini paralajmëroi kundër ndërhyrjes së huaj.

Policia hodhi gazin lotsjellës mbi protestuesin në zonën financiare të qytetit para se të tërhiqej në mesditë pasi thanë se protestat dukeshin të ishin dobësuar. Por turma u shtua përsëri në mbrëmje ndërsa njerëzit dolën nga puna.

Shtëpia e Bardhë tha sot se Shtetet e Bashkuara po e ndjek nga afër situatën në Hong Kong dhe mbështet lirinë e grumbullimit dhe të shprehjes së lire. Uashingtoni u bëri thirrje autoriteteve të tregojnë përmbajtje dhe protestuesve të jenë paqësor.

Në Hong Kong, Wang, një student që nuk donte të jepte mbiemrin e familjes, i tha Zërit të Amerikës se nuk ka demokraci në vendimin e Pekinit për t’u refuzuar banorëve të Hong Kongut të drejtën të zgjedhin kandidatët e tyre për në zgjedhjet e vitit 2017në vend që të votojnë kandidatët e sanksionuar nga Pekini.

Protestat janë më të ashprat në Hong Kong që kur Pekini mori kontrollin e vendit nga Britania në vitin 1997.

XS
SM
MD
LG