Lidhje

Hong Kong: Vizitorët nga Kina, shkaktojnë reagime


Një protestë e kohëve të fundit nga banorët e Hong Kongut, që vinte në shenjetsër vizitorë nga Kina që shkojnë të blejnë në Hong Kong, po tërheq vëmendjen tek pakënaqësia në rritje e vendasve me vizitorët dhe me mënyrën sesi autoritetet po e trajtojnë situatën. Sic njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Lipin, rritja e numrit të vizitorëve nga Kina gjatë viteve të fundit, ka pasur ndikim në Hong Kong, si nga pikëpamja e jetesës atje, ashtu edhe nga ajo turistike.

Rreth 100 banorë të Hong Kongut, po protestonin kohët e fundit, duke ofenduar vizitorë nga Kina, që kishin shkuar të blenin mallra në një district luksoz të gadishullit Koëloon muajin e kaluar.

Ishte hera e parë që banorët e Hong Kongut, të cilëve nuk u pëlqen që po rritet numri i vizitorëve nga Kina, e shprehnin zemërimin e tyre hapur ndaj tyre, në një vend të hapur.

Protesta e 16 shkurtit, në rrugën Canton e intensifikoi debatin lidhur me mënyrën sesi po e përballon ish-kolonia britanike me 7 milion banorë, valën në rritje të vizitorëve nga Kina.

Bordi i Turizmit i Hong Kongut thotë se numri i vizitorëve nga Kina vitin e kaluar ishte 41 milionë, një rritje prej 17 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Profesori i Sociologjisë në Universitin e Hong Kongut, Paul Yip thotë se shumica janë turistë që shkojnë për të vizituar parqet e zbavitjes dhe hotelet e njohura të Hong Kongut.

Ai thotë se vizitorë të tjerë janë blerës që shkojnë për të blerë produkte lukzoze dhe mallra për nevojat e përditshme.

Profesor Yip thotë se shumë banorë të Hong Kongut e kuptojnë që ka avantazhe nga vizitat e turistëve nga Kina.

"Të gjthë e dimë që turizmi është një nga burimet kryesore të të ardhurave në Hong Kongu dhe se vizitorët sjellin mundësi punësimi për sektorët e shitjeve dhe shërbimeve”.

Shumë nga banorët e Kinës, vijnë në Hong Kong si grupe turistike. Por një numër gjithnjë e më një rritje i tyre, marrin leje individuale nga qytetet jugore për të kaluar kufirin me Hong Kongun.

Opinionisti i gazetës Morning Post të Kinës Jugore, Michael Chugani thotë se ky është një nga problemet.

"Tani janë 49 qytete kineze që mund të dërgojnë turistë në Hong Kong dhe numri i atyre që kualifikohen që të vijnë në bazë të kësaj politike të dyerve të hapura, është rreth 300 milionë. Ata mund të vijnë me një udhëtim njëorësh me tren ose autobus. Bëhet fjalë për një numër pothuajse sa gjithë popullsia e Amerikës. Imagjinoni sikur gjithë popullsia e Amerikës të mund të arrinte në Manhatan me për gjysmë ore, ose një orë. A do të mund ta përballontë Manhatani një gjë të tillë. Sigurisht, që jo apo jo?”

Një nga protestuesit nga Hong Kongu thotë se është e pamundut të përballohet një fluks I tillë njerëzish.

Speaking at the demonstration, organizer Ronald Leung said,

"Nëse qeveria nuk na e vë veshin, ne do t’u flasim turistëve direkt. Ne do t’u themi: ‘jeni shumë. Mos ejani më’”, tha në demonstratë organizatori Ronald Leung.

Protestuesit i quajtën gjithashtu vizitorët “karkaleca”.

Ofendimet fyen edhe disa banorë të Hong Kongut, përfshirë gazetarin Chugani.

Por ai shton se përgjegjësia duhet të bjerë mbi “politikat e dështuara” të qeverisë së Hong Kongut.

"Ne jemi shndërruar në një një qendër gjigante tregëtare për miliona vizitorë nga Kina. Kjo është një politikë e dështuar, sepse para se të happen kufijtë, qeveria duhet të kontrollojë nëse ekzistojnë rrugët, struktura e transportit, qendrat tregëtare, spitalet, dhe mjetet e tjera të nevojshme. Ata nuk menduan për këtë, por thjesht hapën portat”.

Kreu i qeverisë së Hong Kongut Leung Chun-ying thotë se administrata e tij, po e menaxhon fluksin e vizitorëve me më shumë infrastrukturë.

"Do të rrisim numrin e objekteve turistike në Hong Kong, si për shembull qendrat e mëdha tregëtare në ishullin artificial që do të jetë pjesë e urës Hong Kong - Zhuhai - Macao".

Por nuk duket se zoti Leung ka ndër mend të marrë masa për të pakësuar numrin e vizitorëve në të ardhmen e afërt.

Profesori Yip thotë se Hong Kongu duhet të përpiqet të krijojë mirëkuptim me Kinën, në mënyrë që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje që jetesa të jetë më e thjeshtë dhe përvoja më e këndshme si për banorët ashtu edhe vizitorët nga Kina.
XS
SM
MD
LG