Lidhje

Rrëzohen akuzat ndaj Hosni Mubarakut


Në Egjipt u rrëzuan të gjitha akuzat ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak për përfshirjen në vrasjen e protestuesve gjatë revoltës së vitit 2011 që e rrëzoi atë nga pushteti. Një turmë e ndarë u mblodh jashtë një gjykate egjiptiane sot për të ndjekur shpalljen e vendimit. Një pjesë e turmës nuk ishte e kënaqur me vendimin ndërsa pjesa tjetër e turmës festoi vendimin për lirimin e zotit Mubarak, ministrit të tij të brendshëm dhe gjashtë ndihmësve të tij që akuzoheshin për dhënien e urdhërave për vrasjen e protestuesve gjatë protestave të vitit 2011 që çuan në largimin e tij nga pushteti. Një kanal televiziv egjiptian njoftoi se një një prokuror po shqyrton mundësinë që ta sfidojë këtë vendim dhe se ai ka bërë thirrje për një analizë ligjore të arsyve për rrëzimin e akuzave.

Në momentin kur gjykatësi egjiptian shpalli vendimin, salla e mbushur shpërtheu në duartrokitje.

Ministri i brendshëm i zotit Mubarak dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë që akuzoheshin për dhënien e urdhërave për vrasje të qindra protestuesve u liruan nga akuza.

Gjykata gjithashtu rrëzoi akuzat për korrupsion me eksportet e gazit në Izrael ndaj zotit Mubarak dhe një ish-ministri të naftës. Protestuesit anti-Mubarakut ishin të pakënaqur dhe filluan të qanin pas shpalljes së vendimit, ndërsa mbështetësit që festonin vendimin akuzonin Vëllazërinë Myslimane dhe subjektet e tjera për vrasjet dhe lavdëronin ish udhëheqësin e tyre.

“Askush nuk mund t’ju largojë. Populli egjiptian të do. Kjo fitore nuk është vetëm e jotja, por është një fitore për mbarë Egjiptin dhe djemtë e tij”, thotë Naem Mohamed.

Ish-udhëheqësi 86-vjeçar u lirua edhe nga akuzat për korrupsion që ishin ngritur kundër tij dhe dy djemve të tij, Alaa dhe Gamal. Megjithatë, ai është duke vuajtur një dënim tre-vjeçar në arrest shtëpie për një akuzë të veçantë për përvetësim fondesh.
Vendimet e sotme të gjykatës mund të apelohen.

XS
SM
MD
LG