Lidhje

HRW thirrje BE-së të ndihmojë azilantët


Organizata Human Rights Watch u bën thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të ndihmojnë fëmijët nga Afganistani, Siria dhe vende të tjera që kërkojnë azil në Evropë.

Në një raport të publikuar sot, organizata thotë se shumë fëmijë që u larguan nga Afganistani për të mënjanuar rekrutimin nga talebanët apo për të hyrë në ushtrinë siriane po udhëtojnë vetëm në qendrat e refugjatëve, ku mund të mbahen për javë të tëra në pritje të strehimit.

Human Rights Watch e bazon raportin në intervista me 41 fëmijë që kërkonin azil në qendrat greke në maj të vitit 2015. Gjysma e tyre kishin udhëtuar vetëm.

Raporti thotë se disa fëmijë refugjatë fillimisht kërkuan azil në vende jot ë Bashkimit Evropian si Irani dhe Turqia, por e kishin të vështirë të merrnin dokumenta, arsim apo të punonin për një pagë të mjaftueshme.

Bashkimi Evropian po sheh numër record azil-kërkuesish këtë vit, shumica e të cilëve janë larguar për të shmangur dhunën në Siri dhe Afganistan. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara tha se 42,160 imigrantë janë regjistruar të hyjnë në Greqi nga deti në vitin 2015, që është i barabartë me numrin total të imigrantëve gjatë 2014-ës. Greqia thotë se shumica e tyre vijnë nga Siria dhe Afganistani.

XS
SM
MD
LG