Lidhje

Satiristë amerikanë kundër terrorit në Paris


Xhihadistë me maska dhe të armatosur hapën zjarr të mërkurën në Paris si hakmarrje ndaj gazetës satirike Charlie Hebdo, për publikimin e karikaturave satirike me profetin Muhamed. Shumë njerëz në mbarë botën ndryshuan fotot nëpër rrjetet sociale duke vënë emrin e revistës si solidaritet për të drejtën e fjalës së lirë. Pak orë më vonë, në Shtetet e Bashkuara thuajse të gjithë artistët apo aktorët e satirës e dënuan sulmin.

Sikurse e dini, ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme në Francë. Dymbëdhjetë njerëz u vranë, sepse gazeta e tyre satirike publikonte shaka dhe vizatime që disa grupe i quajnë fyese,” tha Conan O’Brien që drejton një emision televiziv në stacionin kabllor, TBS.

Të mërkurën në Paris, terroristët hapën zjarr duke vrarë 12 njerëz në zyrat e gazetës Charlie Hebdo. Fjala e lirë u gjend nën zjarrin e armëve. Bill Maher është një tjetër komedian i njohur televiziv.

“Ne jemi autorë të satirës dhe unë personalisht merrem me këtë punë. Është e frikëshme kur disa njerëz thonë se nuk mund të bëjmë më shaka.”

Komedianët në televizion, që bazojnë jetën duke treguar shaka, u bashkuan në qendrimin e tyre se ata që u vranë kishin të drejtë të flisnin lirshëm. Tom Toles është karrikaturisht me gazetën Washington Post.

“Gjeja e mirë që ka liria e shprehjes është se mund të kesh konflikte por që i trajton me fjalë...zakonisht”

Tom Toles është fitues i Çmimit Pulitzer për karrikaturën. Dhuna ndaj shtypit nuk është diçka e re, por ai thotë se rasti i fundit është ndryshe.

“Ishte pa precedent sulmi ndaj karrikaturistëve. Ishte një sulm i paparë ndaj gazetarisë, në një vend ku bëhet gazetaria, një një zyrë si ajo.”

Diçka thuajse e padëgjuar në Perëndim.

“Në këtë vend e marrim të të mirëqënë se është e drejta jonë të ngacmojmë me shaka të paprekshmit dhe të shenjtët. Por tragjedia e sotme në Paris na tregon se kjo është një e drejtë për të cilën shumë njerëz janë të detyruar të vdesin për të.” thotë komediani O’Brien.

Një koncept i huaj për satiristët amerikanë, që thonë pothuajse gjithçka për pothuajse këdo.

“Qëllimi ynë nuk është t’i japim shpjegim kësaj, sepse nuk ka kuptim. Synimi ynë, si gjithmonë, është të vazhdojmë. Të ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë.” Thotë komediani i njohur Jon Stewart.

Ata bënë pikërisht këtë...vazhduan punën e tyre. Operacionet në Paris i kanë bllokuar rrugët e hyrjes dhe daljes në kryeqytetin francez ndërsa ngushtohet rrethi për dy vëllezërit xhihadistë të dyshuar për vrasjet. Një redaktor i vrarë i gazetës Charlie Hebdo pat thënë njëherë, se më mirë të vdiste se sa të ndalte punën. Ngjarja e Parisit na kujton se të tjerët janë gati të vrasin që ta ndalin pikërisht atë punë.

XS
SM
MD
LG