Lidhje

Viktor Orban fitues i zgjedhjeve në Hungari


Në bazë të rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, fituese është partia kundër imigracionit e kryeministri aktual Viktor Orban.

Duke shpallur fitoren në një fjalim në Budapest, ai tha se fitorja e partisë së tij Fidesz, është "një mundësi për të mbrojtur Hungarinë".

Gjatë fushatës për zgjedhjet e së dielës ai ishte përqendruar në qasjen kundër imigrantëve dhe përsëriti teoritë konspirative se Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe filantropisti George Soros duan ta shndërrojnë Hungarinë në "vend të imigrantëve".

Sipas rezultateve paraprake Fidesz do të ketë 133 deputetë në parlamentin 199 vendesh.

Ai e filloi fjalimin e tij para mbështetësve pak pas shpalljes së rezultateve paraprake me mesazhin e qartë: "Ne fituam".

Ai i tha turmës së mbledhur se "kemi krijuar një mundësi për të mbrojtur Hungarinë. Një beteje e madhe është pas nesh. Ne kemi shënuar një fitore vendimtare".

Kjo është fitorja e katërt e tij. Ai kishte drejtuar koalicionin qeverisës të udhëhequr nga parit Fidesz gjatë viteve 1998- 2002, para se të rikthehej në pushtet në vitin2010.

Fjalimet e tij para zgjedhjeve të së dielës kanë alarmuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara si dhe kanë shtuar shqetësimet e grupeve për të drejtat civile për sulme ndaj medias dhe gjyqësorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG