Lidhje

Hungaria mban referendum për imigrantët


Në Hungari nesër zhvillohet një referendum, përmes të cilit kryeministri Viktor Orban shpreson të sigurojë mbështetjen popullore për qeverinë e tij, në kundërshtimin ndaj planeve të Bashkimit European për sistemimin e azilkërkuesve në vend.

Pyetja që i drejtohen votuesve në referendum është në se ata pranojnë kuotat e caktuara nga Bashkimi European për refugjatët. Qeveria hungareze i ka bërë thirrje votuesve të mos i pranojnë kuotat e imponuara nga BE-ja.

Kryeministri Orban kërkon ta ndalë fluskin e imigrantëve myslimanë në Europe, me argumentin se ata përbëjnë kërcnënim ndaj identitetit dhe kulturës kristiane të Hungarisë dhe Europës. Ai ka dalë me propozozimin që BE-ja duhet të ngrejë një qytet gjigand refugjatësh në Libi, prej nga ku imigrantët të deportohen në Europë, për të plotësuar kërkesat për azil.

Kryeministri hungarez thotë se Bashkimi Europian duhet t’i forcojë masat e sigurisë në kufi, për të mos lejuar hyrjen e imigrantëve, ashtu sikurse bëri vitin e kaluar Hungaria, që ndërtoi një gardh në kufijtë e saj jugorë me Serbinë dhe Kroacinë.

XS
SM
MD
LG