Lidhje

Kryeministri i Islandës jo dorëheqje


Kryeministri i Islandës thotë se ai nuk ka dhënë dorëheqjen, siç është njoftuar më parë, por thjesht ka "sugjeruar" që zëvendës-kryetari i partisë së tij të marrë përsipër këtë post "për një kohë të papërcaktuar."

Njoftimi erdhi në një deklaratë për shtyp nga zyra e kryeministrit. Në njoftim thuhet se Sigmundur David Gunnlaugsson "do të vazhdojë të shërbejë si kryetar i Partisë Progresive."

Dje, njoftimet thanë se Gunnlaugsson kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër, viktima e parë e “Dokumenteve të Panamasë”, që nxirrnin në shesh investime në parajsat fiskale, nga njerëz të pasur, të fuqishëm dhe të njohur në mbarë botën.

Dokumentet e rrjedhura nga një firmë ligjore panameze tregojnë se gruaja e zotit Gunnlaugsson, zotëron një kompani në një parajsë fiskale.

Zoti Gunnlaugsson thotë se pasuritë e gruas së tij jashtë vendit tatohen në Islandë, por kundërshtarët e tij thonë se ai duhet ta kishte deklaruar faktin që ajo kishte një pronësi të tillë.

XS
SM
MD
LG