Lidhje

Italia shpëton 1500 imigrantë të paligjshëm


Anije të marinës dhe të rojës bregdetare të Italisë gjatë fundjavës shpëtuan 1,500 imigrantë.

Authoritetet thanë se kishin marrë telefonata për ndihmë nga tre anije me imigrantë që ndodheshin në kushte të vështira të motit në Detin Mesdhe.

Gjatë rrugës për shpëtimin e anijeve me pasagjerë, ata gjetën dy anije të tjera të mbushura me imigrantë që po fundoseshin, të cilët i morën dhe i çuan në ishujt e Siçilisë dhe në atë të Lampeduzës. Nuk pati njoftime për gjendjen e tyre.

Zyratrët italianë thonë se numri i imigrantëve nga Afrika që marrin udhëtimin e rrezikshëm përmes detit Mesdhe për të hyrë në Europë është rritur në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me vitin 2014.

XS
SM
MD
LG