Lidhje

Kriza e imigrantëve mes Greqisë dhe Maqedonisë


Presidenti i Komisionit Europian Donald Tusk po u bën thirrje vendeve anëtare të punojnë së bashku në zgjidhjen e krizës së imigrantëve, duke thënë se mungesa e unitetit po dëmton besimin mes tyre.

Presidenti i Komisionit Evropian paralajmëroi imigrantët e mundshëm se rreziku i udhëtimit në Evropë nuk ja vlen. Pas një takimi me kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras sot në Athinë, zoti Tusk u bëri thirrje imigrantëve të paligjshëm të qëndrojnë larg Evropës.

"Mos hajdeni në Evropë. Mos u besoni kontrabandistëve. Mos rrezikoni jetën dhe kursimet tuaja. Nuk ja vlen. Greqia, apo çdo vend tjetër evropian nuk do të jetë më vend tranziti", - tha zoti Tusk.

Imigrantët që u përpoqën të largohen nga Greqia sot nuk u lejuan në Maqedoni.

Ata thonë se janë duke u kthyer për shkak se dokumentet e tyre kanë një vulë nga policia greke, që nuk pranohet nga Maqedonia.

Një grup imigrantësh në kufirin e Greqisë me Maqedoninë bllokuan një linjë hekurudhore sot për të protestuar refuzimin e Maqedonisë për t’i lejuar të vazhdojnë rrugën e tyre në Evropën Perendimore.

Imigrantët u shtrinë në anën greke të hekurudhës sot paradite duke bllokuar një tren mallrash që kishte kaluar nga Maqedonia për të vazhduar udhëtimin në jug.

Gati 10,000 njerëz janë bllokuar në kufi:

"Ne nuk duam asnjë tjetër, vetëm të kalojmë. Ne po ngrim nga të ftohtit. Askush nuk mund të lëviz një cantim në se hapen kufijtë. Ne nuk jemi kafshë, jemi njerëz. Në këto tenda ka fëmijë. Ne erdhëm në Evropë pasi menduam se Evropa është vendi i humanizmit. Shikoni këtu. Ne jemi të rritur por shikoni fëmijët", t- hotë një refugjat.

Autoritetet maqedonase kanë thënë se do të lejojnë aq imigrantë sa mund të pranojë shteti tjetër tranzit, Serbia.

Policia greke tha se në deri sot në mëngjes, 500 njerëz u lejuan të kalojnë kufirin.

XS
SM
MD
LG