Lidhje

Një propozim i ri për kufizimin e imigracionit


Dy senatorë republikanë thonë se po sponsorizojnë një ligj që do t’i bënte ndryshime madhore sistemit amerikan të imigracionit, duke e pakësuar me deri në 50 për qind numrin e të huajve që hyjnë çdo vit në Shtetet e Bashkuara.

Propozimi, që sipas vlerësimeve do ta pakësonte numrin e imigrantëve nga 1 milionë në 500 mijë persona në vit, do ta vendoste qeverinë federale në të njëjtin pozicion me disa grupe konservatore, që prej disa vitesh e ndoshta dekadash, mbështesin politikat e kufizimit të imigracionit.

Ligji i propozuar nga senatorët David Perdue dhe Tom Cotton do ta pakësonte imigracionin, duke kufizuar lejimin e anëtarëve të familjeve të imigrantëve, duke i dhënë fund programit të llotarive të vizave dhe duke e vështirësuar shumë procesin e marrjes së kartës së gjelbër dhe lejet e punës.

Senatorët Perdue dhe Cotton, të cilët përfaqësojnë respektivisht shtetet e Xhorxhas dhe Arkansasit, thanë se shpresojnë që propozimi i tyre t’i çohet për shqyrtim Senatit këtë vit, por se nuk presin vendim të shpejtë për ligjin. Të dy senatorët thanë se para njoftimit të planeve të tyre, kishin biseduar me Presidentin Trump.

“America's Voice”, një grup që zhvillon lobizëm për të drejtat e imigrantëve, e krikoi ligjin e propozuar, duke e cilësuar atë pjesë të një fushate më të gjerë për kufizimin e imigracionit në Shtetet e Bashkuara.

Senatori demokrat i Merilendit Chris Van Hollen, i tha Zërit të Amerikës përmes një deklarate, se sulmet ndaj imigrantëve dëmtojnë ekonominë dhe bien në kundërshtim me vlerat e Amerikës.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG