Lidhje

Tubim në Uashington në mbështetje të reformave për imigracionin në SHBA


Organizatorët e tubimit thanë se njerëzit kishin ardhur nga të gjitha anët e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur çështjen e punëtorëve të huaj

Dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën dje në Uashington për t’u bërë thirrje ligjvënësve amerikanë të reformojnë sistemin e imigracionit në vend.

Organizatorët e tubimit thanë se njerëzit kishin ardhur nga të gjitha anët e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur çështjen e punëtorëve të huaj. Shumë prej tyre mbanin parulla që i bënin thirrje presidentit Barak Obama të mbante premtimin e tij të fushatës për zgjidhjen e problemeve të emigracionit.

Demonstruesit thanë se ishin të zhgënjyer që pas më shumë se një viti në Shtëpinë e Bardhë, reforma shëndetsore, vendet e punës dhe ekonomia kanë dominuar programin e zotit Obama. Vlerësohet se rreth 11 milion imigrantë të paligjshëm jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Obama tha se do të punonte për të krijuar rrugën drejt nënshtetësisë për shumë prej imigrantëve. Republikanët i kanë kundërshtuar, siç thonë ata, programet e amnestisë.

XS
SM
MD
LG