Katër vjet e gjysëm pas përdhunimit të tmerrshëm të një 23 vjeçareje në New Delhi, Gjykata e Lartë e Indisë la në fuqi dënimin me vdekje për katër personat e dënuar për sulmin brutal, që çoi në vdekjen e saj.
Vendimi i sotëm çon drejt mbylljes një çështjeje që shkaktoi një valë të pashembullt zemërimi publik dhe u kthye në qendër të vëmendjes globale mbi dhunën seksuale ndaj grave në Indi.
Ndërsa u dha vendimi në sallën e gjyqit shpërthyen duartrokitjet dhe nënës së vajzës së vrarë i dalën lotë gëzimi.
Babai i saj, Badri Nath Singh, tha se "kjo ishte një fitore e madhe, jo vetëm për familjen, por për vendin".
Aktivistët që mbështesin të drejtat e grave përshëndetën vendimin e sotëm, duke e quajtur historik.
Facebook Forum