Lidhje

Indi: Të paktën 20 fëmijë të vdekur


Zyrtarët në Indinë lindore thonë se të paktën 20 fëmijë kanë vdekur pasi kanë ngrënë ushqimin e gatuar në kuzhinën e shkollës fillore.

Të paktën 27 fëmijë të tjerë janë shtruar në spital, 10 prej tyre në gjendje të rëndë. Incidenti ka nxitur protesta dhe demonstrime në rrugë.

Ministria e arsimit tha se hetimet e para tregojnë përmbajtje fosfori në thjerzat dhe orizin që kanë ngrënë fëmijët.

Shumë qeveri lokale në Indi kanë filluar zbatimin e një programi të ndarjes së ushqimit në shkolla për miliona fëmijët e varfër të Indisë. Kequshqyerja është çështja kryesore shëndetësore për fëmijët indianë.
XS
SM
MD
LG