Lidhje

Indi, qindra të vdekur nga të nxehtit


Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit në Indi ka shkuar në më shumë se 1,800 persona. Shumica e viktimave nga temperaturat e larta kanë ndodhur në shtetet jugore Andhra Pradesh dhe Telangana.

Zyrtarët thanë se numri i vdekjeve ka të ngjarë të jetë më i lartë pasi të nxehtit ndikon në mënyrë disproporcionale tek të varfërit dhe të pastrehët që ka pak të ngjarë të vdesin në spitale.

Autoritetet indiane po u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të pijnë ujë të mjaftueshëm.

Temperaturat kanë qënë më shumë se 43 gradë celcius për një javë.

Njerëzit në mbarë Indinë po ankohen për ndërprerje të ujit dhe djegien e të mbjellave.

Në kryeqytetin Nju Delhi, kërkesa për elektricitet për ajrin e kondicionuar ka lënë mijëra njerëz pa energji.

XS
SM
MD
LG