Lidhje

Indonezia, Malajzia strehim mijëra imigrantëve


Indonezia dhe Malajzia kanë rënë dakort t’u japin strehim të përkohshëm mijëra imigrantëve dhe viktimave të trafikut njerëzor të bllokuar në det.

Njoftimi u bë sot pas një takimi mes ministrave të jashtëm të Malajzisë, Indonezisë dhe Tajlandës, vende që kanë shprehur rezerva për të ndihmuar imigrantët.

Sipas marrëveshjes, Malajzia dhe Indonezia do të vazhdojnë të japin ndihmë humanitare për gati 7,000 imigrantët e bllokuar, tha ministri i jashtëm malajzian.

Zyrtarët tajlandezë nuk u angazhuan për të strehuar imigrantë, duke thënë se do të japin ndihma humanitare dhe do të lejojnë refugjatët e sëmurë të trajtohen.

Gati 3 mijë njerëz janë shpëtuar ose kanë arritur të mbërrijnë në Malajzi, Indonezi dhe Tajlandë. Por grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se mijëra të tjerë ka të gjarë të jenë të bllokuar në det.

XS
SM
MD
LG