Lidhje

Rrëzohet avioni me 189 udhëtarë në Indonezi


Familjarët e udhëtarëve të avionit të rrëzuar në Indonezi, luten derisa presin njoftime të reja rreth rrëzimit
Familjarët e udhëtarëve të avionit të rrëzuar në Indonezi, luten derisa presin njoftime të reja rreth rrëzimit

Një aeroplan i kompanisë Lion Air me 189 udhëtarë dhe ekuipazh në bord u rrëzua në det 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta, thanë zyrtarët indonezianë.

Zhytësit që u dërguan në vendin e ngjarjes arritën të nxjerrin pjesë nga trupat e viktimave ndërsa një zëdhënës postoi në Twitter fotografi, ku dukeshin sende të ndryshme si një telefon celular, libra, çanta dhe pjesë të trupit të avionit të mbledhur nga anijet e kërkim-shpëtimit. Ata thanë se midis udhëtarëve ishin një i mitur dhe dy foshnje.

Agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit është në kërkim të trupit të avionit që u rrëzua në veri të ishullit Java. Një zyrtar i agjencisë tha se nuk ka të mbijetuar.

Aeroplani u rrëzua në ujëra me thellësi 30 deri në 35 metra.

Fluturimi JT610 nga Jakarta duhej të përfundonte në qytetin Pangkal Pinang në ishujt Bangka Belitung.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tij.

Aksidenti është i pari që përfshin një Boeing 737 MAX, një avion i ripërtërirë, i shitur gjerësisht dhe me shpenzime më të vogla të karburanteve.

Prodhuesi i aeroplanit shkroi në twitter se ishte në dijeni të një aksidenti dhe po "monitoronte nga afër" situatën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG