Lidhje

18 të vdekur gjatë një ndeshjeje në Indonezi


Policia në pjesën lindore të Indonezisë tha se të paktën 18 njerëz u vranë gjatë një ndeshjeje boksi kur përkrahësit e sportistit që humbi filluan një incident.

Autoritetet në qytetin Nabire thanë sot se rreth 1,500 njerëz po shikonin ndeshjen e kampionatit lokal në stadiumin e Kota Lamas, kur përkrahësit e të humburit, të zemëruar nga rezultati, filluan të qëllonin me karrike.

Policia tha se dhjetra njerëz u dëmtuan nga turma e njerzve që e përfshirë nga paniku doli me nxitim drejt një prej vetëm dy daljeve që funksiononin. Rreth 40 njerëz u plagosën nga kaosi i krijuar.
XS
SM
MD
LG