Lidhje

Industria e turizmit bën ndryshime për të akomoduar turistët kinezë


Industria e turizmit bën ndryshime për të akomoduar turistët kinezë
Industria e turizmit bën ndryshime për të akomoduar turistët kinezë

Gjithnjë e më shumë kinezë po udhëtojnë jashtë vendit për turizëm. Numri tyre po rritet aq shpejt sa që rrjeti i hoteleve Hilton porositi një studim mbi valën e turistëve kinezë. Si rrjedhojë, hotelet Hilton në mbarë botën kanë filluar të bëjnë ndryshime për të akomoduar klientët nga Kina. Por përse kaq shumë kinezë duan të udhëtojnë jashtë vendit? Ta ndjekim.

Për disa nga këta turistë, mëngjesi në këtë hotel të Los Angeles-it është ushqimi i parë në Shtetet e Bashkuara. Shumë prej tyre janë të befasuar nga ajo që ofron kuzhina:

Xhou thotë se ushqimi nuk është e vetmja befasi. Në dhomën e hotelit ajo ka disa kanale televizive kineze.

Këto janë pjesë e përpjekjeve të reja të hoteleve Hilton për të tërhequr klientë nga Kina.

Rreth 50 hotele Hilton janë pjesë e një programi të quajtur Hilton Huanying (lexo: huan ing), që në gjuhën kineze do të thotë mirë se vini. Hotelet ofrojnë pantofla, çaj kinez dhe çajnik, një letër mirëseardhjeje në gjuhën kineze dhe punonjës që flasin gjuhën kineze.

Në hotelin Hilton të San Franciskos, shumica e stafit janë kinezë, thotë menaxheri Kevin O’Brien.

“Jemi të përqendruar në tregun e Kinës dhe këtë viti ai është rritur shumë për ne”.

Sipas një studuimi të Universitetit të Londrës, më shumë se 57 milionë turistë nga Kina udhëtuan jashtë vendit vitin e kaluar, një rritje prej 20 përqind në krahasim me vitin e mëparshëm.

Vendet turistike dhe hotelet në mbarë botën tani ofrojnë shërbime në gjuhën kineze për turistët. Edhe faqet e internetit tani janë në gjuhën kineze.

Mgjithëse shumica e kinezëve vizitojnë kryesisht vendet aziatike, gjithnjë e më shumë prej tyre kanë fillluar të udhëtojnë në pjesë tjera të botës. Shtetet e Bashkuara janë destinacioni kryesor.

Zhou Yian thotë se ka disa arsye se pse ndodh kjo.

“Së pari juani kinez është më i fortë se dollari amerikan, kështu që ata mund të blejnë gjëra më çmime të ulëta. Së dyti, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i fortë në botë dhe turistët duan ta vizitojnë”.

Ajo thotë se një nga gjërat më tërheqëse për turistët që vijnë në Shtetet e Bashkuara janë blerjet në dyqane. Ata madje blejnë edhe gjëra të prodhuara në Kinë që shiten e dyqanet amerikane.

“Shumë kompani të huaja kanë fabrika në Kinë por standardet janë më larta për prodhimet që shiten jashtë vendit se sa ato që shiten në Kinë.”

Destinacioni tjetër i grupit që shoqëron zonja Zhou është Las Vegasi, ku ata do të shkojnë të blejnë në dyqanet e qytetit.

XS
SM
MD
LG