Lidhje

Hetimi i djegies së adoleshentit palestinez


Hetuesit izraelitë thanë se tre nga gjashtë hebrejtë e dyshuar për vrasjen e një adoleshenti palestinez pranuan krimin tek autoritetet.

Përparimi në hetimin për djegien e 16 vjeçarit Mohammed Abu Khdeir vjen ndërsa zyrtarët izraelitë u përpoqën të ulin tensionet mbi vrasjen. Besohet se ajo u krye si hakmarrje për vrasjen muajin e kaluar të tre adoleshentëve izraelitë.

Tensionet kanë qënë të larta në rajon pas incidenteve. Izraeli, i cili ka fajësuar grupin Hamas për vdekjen e adoleshentëve izraelitë, kreu sulme ajrore gjatë natës në përgjigje të 25 raketave që ai thotë se u hodhën nga militantët në Gaza për në Izrael. Të paktën nëntë militantë palestinezë janë vrarë.

Hamasi mohon përgjegjësinë për vdekjet e adoleshentëve izraelitë.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi vrasjen e adoleshentit palestinez dhe i telefonoi të atit të tij për t’i shprehur ngushëllime. Zyra e zotit Netanyahu tha se udhëheqësi izraelit shprehu zemërim ndaj vrasjes.

XS
SM
MD
LG